9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Nga ky muaj duhet të paguani për qeset plastike në Kosovë

Rekomandime

Qytetarët e Republikës së Kosovës nga janari i vitit 2023, priten të paguajnë për qeset plastike, për arsye të parandalimit të ndotjes se mjedisit. Ndërsa, gradualisht do të largohen nga përdorimi. Kështu ka thënë zëvendësministrja në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha, derisa është ndalur edhe te problemet me të cilat po ballafaqohen bizneset sa i përket vonesave për lëshimin e lejeve mjedisore.

- Advertisement -

Ajo ka deklaruar për KosovaPress, se përmes studimit të bërë nga ekspertë të jashtëm, kanë rezultuar në tri opsione për reduktimin apo ndalimin e qeseve plastike.

“Me ndihmën e GIZ-it, kemi angazhuar ekspertë të jashtëm të cilët kanë bërë një studim, para disa ditësh e kemi pranuar studimin ku ekspertët e kanë vlerësuar bazuar në standardet në Kosovë, kanë vlerësuar gjithashtu komponentët sociale, ekonomike dhe ekologjike, ku kanë ardhur më një përfundim që kanë prezantuar tri opsione se si mund të shkohet deri te reduktimi apo deri te ndalimi i ndotjes nga plastika njëpërdorimshme, në këtë rast qeset. Propozimi i parë ka qenë që në mënyrë vullnetare, qytetari mos me i marrë qeset në makete, opsioni i dytë ka qenë të vendoset një taksë, e cila do ta bënte qesen me pagesë, ndërsa opsioni i tretë ka qenë që të largohet fare prej përdorimit”, theksojë Çavdarbasha.

Çavdarbasha ka shtuar se duke pasur parasysh që edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë larguar qeset e plastikës nga përdorimi, ata më përpara e kanë përdorur opsionin që fillimisht të bëhet qesja me pagesë, pastaj tranzicioni të bëhet gradualisht.

- Advertisement -

“Fillimisht prej janarit të vitit 2023 do të fillojnë qeset plastike të bëhrn me pagesë dhe gradualisht të shikohet se si të ndalohet fare përdorimi i tyre në treg, po presim që nga viti tjetër të legjitimohet, kjo do të bëhet bazuar në udhëzimin administrativ, i cili do të fillojë shumë shpejt të draftohet dhe të miratohet në Qeveri”, vijojë Çavdarbasha.

Zëvendësministrja gjithashtu ka shtuar që studimi është bërë duke përfshirë edhe qytetarët, ku shpreson se do të pritet me pozititvitet, pasi është edhe veprim praktik.

- Advertisement -

Ajo tha se propozimi për çmimin e qeseve është bërë me standardin e jetesës në Kosovë, ku qesja pritet të jetë 5 deri 10 cent.

“Bazuar në standardin e jetesës në Kosovë, janë propozuar disa opsione për çmimin e qeseve, mirëpo akoma nuk është marrë ndonjë vendim final. Bazuar në studim, diku 5 cent deri në 10 cent ka qenë e propozuar që të bëhet pagesa për qeset plastike”, ka thënë zëvendësministrja.

Çavdarbasha ka propozuar si opsion qeset nga materiali që janë të ripërdorshme në mënyrë të parandalohen ato të plastikës.

“Jo domodoshmerishtë është qesja plastike, ajo që është opsioni që mund të përdorin, andaj mund të këtë edhe opsione të tjera siç është këto qeset e materialit të cilat janë të ripërdorshme dhe nuk kanë nevojë ndoshta fare të blejnë qese të plastike por të marrinë atë qesen e biodegradueshme kudo që shkojnë nëpër markete”, tha ajo.

Ndërkohë, ajo ka folur edhe për vonesat e mëdha për lëshimin e lejeve mjedisore. Për këtë çështje, patën reaguar bizneset, të cilat patën thënë se po marrin dënime nga inspektorët e Ministrisë së Mjedisit, por edhe po detyrohen të ndalin punën dhe të largojnë punëtorët.

Sipas Çavdarbasha, në këtë ministri ka mungesë të zyrtarëve të cilët punojnë në këtë departament.

“Faktikisht, ministria varësisht prej madhësisë së lëndëve të cilat janë, sepse në ministri ka shumë kërkesa që vinë për leje ujore dhe leje mjedisore, andaj duke pasur parasysh edhe numrin e zyrtarëve të cilët punojnë në departament, i cili është shumë i vogël dhe për trajtimin e një kërkesë nevojitet kohë shumë e madhe, nuk është qe ne nuk po i lëshojmë lejet apo po bëjmë ndonjë kualifikim të x biznesit, mirëpo është për arsye se ka shumë lëndë të cilat vijnë në ministri dhe duhet një kujdes i shtuar për t’i trajtuar”, ka thënë Çavdarbasha.

Nga data 1 qershor, Shqipëria ka ndaluar përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshme. Nisma për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka vlerësuar se është në favor të mbrojtjes së atdheut dhe të fëmijëve.

Përndryshe, në Itali, është paraparë gjobë nga 2500 euro në 25 mijë euro për të gjithë ata pronarë biznesesh që tregtojnë produkte ushqimore e jo ushqimore tek klientët me qese plastike jo të biodegradueshme.

E vlera e gjobës shkon deri në 100 mijë euro, nëse vlera e qeseve plastike jashtë norme është superiore 10% e faturimit të biznesit tregtar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit