10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Dalin rezultatet e zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë, nuk janë infektuar me COVID-19

Rekomandime

Ministria e Drejtësisë bën të ditur se të gjithë zyrtarët e testuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë rezultuar negativ në testin për COVID-19.Këto teste u bën pasi para dy ditësh, ata kishin pasur kontakt me një zyrtarë të kësaj ministrie i cili kishte rezultuar negativ.

- Advertisement -

“Ministria Drejtësisë ju njofton se të gjithë zyrtarët e MD-së, të cilët janë testuar nga IKSHPK-ja kanë rezultuar negativ në testimin për Covid -19. Ky testim, është bërë për zyrtarë të cilët kishin kontakt të afërt me zyrtarin e MD-së, i cili dy ditë më parë, më 11 maj rezultoi pozitiv me Covid -19”, thuhet në njoftim.

Ministria po ashtu përmes njoftimin bën të fitur se gjendja e zyrtarit që ka dalur pozitiv në testin për COVID-19 deri më tani është stabile.“Ministria e Drejtësisë është në kontakt të vazhdueshme me zyrtarin i cili ka rezultuar pozitiv, dhe ju njofton se gjendja e tij dhe familjes së tij është stabile.

Gjithashtu, MD-ja ju informon se janë ndërmarrë të gjitha masat e parapara nga IKSHPK-ja, ku janë dezinfektuar ambientet e punës dhe janë vendosur gjitha mjetet e tjera higjienike”, thuhet në njoftimin e MD-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit