9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Sabit Geci: Hetuesit e EULEX-it ma ofruan çantën me para për të dëshmuar kundër ish-ushtarëve të UÇK-së

Rekomandime

Ish-eprori i UÇK-së, Sabit Geci ka rrëfyer për përjetimet e tij me hetuesit e EULEX-it.

Ai në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka thënë se është shantzhuar nga hetuesit e EULEX-it në shumë mënyrë për të dëshmuar kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së.

- Advertisement -

“Hetuesit e EULEX-it ma ofruan çantën me para. Më kanë thënë preke hartën ku po dëshiron me jetua. Ju kam thënë e dua vetëm Dubravën, asnjë vend tjetër”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Geci thotë se ai është ftuar për t’u bërë dëshmitarë kundër Ramush Haradinajt, Sami Lushtakut e disa të tjerëve.

- Advertisement -

“Më kanë thënë që është në dorën time nëse dua të largohem nga burgu, por paraprakisht është dashur te bashkëpunoj me ta”.

Geci thotë se ka pasur pjesëtarë të EULEX-it që kanë pësuar për shkak se nuk kanë dashur ta dënojnë atë pa fakte.

- Advertisement -

“Një gjykatës është kthyer në Britani vetëm pse nuk ka dashur të më dënojë mua”, deklaroi Sabit Geci./Telegrafi/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit