4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Nga nesër kthehen rrezet e diellit, ata që jetojnë në shtëpi nuk duhet të grumbullohen as në oborre

Rekomandime

Pas dy ditëve të ftohta, nga nesër temperaturat sërish do të shënojnë ngritje.

- Advertisement -

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën dhe enjten, vranësirat do të zhvendosen në drejtim të juglindjes për t’u zëvendësuar me rreze dielli.

Me shtrëngimin e masave për lirinë e lëvizjes, qytetarëve u mbetet vetëm një orë e gjysmë në ditë që të dalin dhe të kryejnë obligimet e tyre. Pjesa më e madhe, natyrisht ata që jetojnë në shtëpi, do ta kalojnë në oborre duke shijuar rrezet pranverore.

Mirëpo, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve të mos qëndrojnë në grumbuj qoftë edhe në oborret e shtëpive, shkruan Reporteri.net

- Advertisement -

“Edhe kur dilni në orët e përcaktuara të lëvizjes, ju lutemi të respektoni masat e distancimit fizik dhe të mos qëndroni në grumbuj qoftë edhe në oborret e shtëpive tuaja apo para hapësirave tregtare dhe sporteleve, që të mos rrezikoni veten dhe familjet tuaja”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Kujtojmë se numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë ka shkuar në 387, 66 persona janë shëruar gjersa 9 kanë vdekur. IKSHPK ende nuk ka bërë të ditur për rezultatet e testimeve që janë bërë sot.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit