10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nga nesër mund të aplikoni për tërheqjen e parave nga Trusti, gjithçka që duhet të dini

Rekomandime

Qytetarët e Kosovës nesër nga ora 15:00 do të kenë mundësi të tërheqin 10 përqind të kontributeve në Trust.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Fondit Pensional të Kosovës, Jeton Demi, ka dhënë detaje rreth mënyrës së aplikimit dhe procedurave të tjera në këtë çështje.

Demi për T7 ka deklaruar se aplikimi do të zgjas për 4 muaj, nga dita e nesërme.

“Nesër nga ora 15:00 hapet portal për të filluar aplikimi dhe pastaj kemi edhe 4 muaj afat pastaj për të aplikuar të gjitha kontribuuesit për mjetet e tyre”, ka thënë Demi, raporton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Lidhur me fluksin e madh të qytetarëve që pritet të aplikojnë, Demi tha se faqja është testuar dhe nuk do të ketë probleme.

Për të aplikuar nevojitet vetëm numri personal i kontributdhënësit dhe numri i llogarisë bankare.

- Advertisement -

Ndërkaq, sa i përket periudhës se kur mund të dalin paratë, ai bëri të ditur se mund të vonojë më së shumti deri në shtatë ditë, që nga koha e aplikimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit