1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Nga nesër mund të kryhen testime edhe në laboratore private të licencuara

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë sot ka publikuar një listë me emrat e 29 institucioneve private, të cilëve i është dhënë leja për testime.

- Advertisement -

27 laboratorë për testime serologjike dhe dy prej tyre me analiza laboratorike molekulare, real-time PCR, analiza këto që deri më tani janë kryer vetëm në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në lidhje më këtë, për Klan Kosova foli shefi i zyrës për informim nga Ministria e Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Vendimet janë përgatitur nga bordi për licencim të institucioneve private shëndetësore dhe gjithë atyre që i ka dalë emri në listën qe u është lejuar për kryerjen e testimeve, mund të fillojnë që nga nesër, nëse janë teknikisht te gatshme për këto testime”.

- Advertisement -

“Raportimi i analizave, apo i testimeve që do të kryejnë, është njëra prej elementeve më të rëndësishme, sepse kështu monitorohet puna e këtyre laboratorëve. Këto institucione janë te obliguara që në baza ditore të raportojnë në IKSHPK për numrin e testeve që do të kryejnë, për personat që janë testuar, llojin e testit, origjinën e testit, aparati me të cilin është kryer testi dhe në fund të çdo testimi duhet të ketë një komentim profesional të rezultatit të dalë nga personi i autorizuar, që duhet të jetë një profesionist shëndetësor i kualifikuar”.

“Që nga nesër inspektorati shëndetësor do të sheh se si do të ecën puna në këto laboratore, në mënyrë që të ketë përputhje të plotë midis asaj që është deklaruar në formular të aplikimit dhe me ushtrimin e veprimtarisë”, deklaroi Hoti.

- Advertisement -

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës ka bërë të ditur se Bordi ka shqyrtuar 34 aplikacione të institucioneve private shëndetësore lidhur me testime molekulare dhe serologjike, ndërsa 29 prej këtyre institucioneve i plotësojnë kriteret për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2. 27 institucione private shëndetësore do të aplikojnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera do të kryejnë testime molekulare (RT-PCR).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit