1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nga Serbia i përgjigjen Shqipërisë për tërheqjen e ushtrisë nga kufiri, ia përmendin UÇK-në

Rekomandime

Kërkesës së Shqipërisë për tërheqjen e trupave serbe nga afërsia e kufirit me Kosovën, i ka ardhur një përgjigje nga Beogradi.

- Advertisement -

Komandanti i pensionuar i ushtrisë kufitare serbe, Dragutin Dimqevski, ka thënë se kërkesa e Tiranës nuk duhet të dëgjohet, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, Serbia nuk duhet t’i tërheq trupat nga afërsia e kufirit.

“Po monitoroj situatën dhe mbështes plotësisht të gjitha masat e marra nga lidershipi i shtetit tonë në krye me Vuçiq, në mënyrë që situata të qetësohet. Është mirë që trupat tona të ar*atosura të rrijnë në gatishmëri dhe afër që tu japin mbështeteje morale njerëzve tonë në Kosovë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ai madje shprehet i indinjuar me kërkesën e Shqipërisë, duke thënë se ishte kjo e fundit që “me gjithë zemër” mbështeti UÇK-në në Iuftën e fundit në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit