Që nga sot, qytetarët në Kosovë kanë mundësi që ta paraqesin testin teorik dhe atë praktik për pajisje me patentë shofer.
- Advertisement -
Sipas njoftimit të një autoshkolle, kandidatët mund ta paraqesin testin nga ana teorike dhe ajo praktike në Qendrën e Njësisë së Patentë Shoferëve në Prishtinë.
“Kandidatët që nga nesër (e Martë) me datë 12.01.2021 mund të paraqesin testin nga ana teorike dhe nga ana praktike në Qendrën e Njësisë së Patentë Shoferëve në Prishtinë“, thuhet në njoftim.