2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ngacmimi i Shalës për VV’në: Dikush shumë vonë filloi ta njohë Kosovën, duhen mësimet rreth Kushtetutës

Rekomandime

Kujtim Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës po thotë se procesi i dialogut me Serbinë është një kusht dhe jo dëshirë origjinare e Kosovës.

- Advertisement -

Ai thotë se një dialog i tillë si kusht, duhet shfrytëzuar me maturi për ta kthyer në një mundësi për vendin, dhe thotë se nga pikëpamja e tij Kosova është duke shkuar në atë drejtim, edhe pse ngadalë si pasojë paqartësive të brendshme.

“Dialogu është një kusht për Kosovën, s’është dëshirë origjinare. Dialogu si parim mund të jetë. E këtë kusht Kosova me maturi duhet ta kthejë në mundësi. Unë besoj që po ecim në atë drejtim me shumë vështirësi dhe ngadalë. Më shumë si pasojë e paqartësive tona të brendshme”, ka thënë Shala.

Sa i përket frikës nga dialogu teknik me Serbinë, Shala thotë se nuk e di pse ekziston një frikë e tillë pasi që marrëveshjet nuk mund të zbatohen përderisa s’ka një zgjidhje finale politike.

- Advertisement -

“Disa kolegë e shtruan problemin e dialogut teknik. S’di çfarë frike keni. Dialog teknik me Serbinë s’kemi bërë asnjë herë. Pse s’po zbatohen marrëveshjet, sepse s’ka një marrëveshje politike. Mund të ketë çështje teknike, por motivimi është politik. Përpiquni të kuptoni”, ka shtuar tutje deputeti i LDK’së.

Ai ka kritikuar kolegët e tij deputetë e kritikë ndaj Hotit se po e kanë problem të kuptojnë kur njerëzit po flasin në mënyrë të saktë.

- Advertisement -

Zyrtari i LDK’së i ka kthyer përgjigje edhe Lëvizjes Vetëvendosje pasi deputetë nga kjo parti kanë kritikuar Hotin për platformën dhe kanë thënë se nëse Kushtetutën e Kosovës e ka platformë a po i bie që në Bruksel po negocion rreth Kushtetutës.

Shala ka thënë se është tepër e rëndësishme kur flitet për Kushtetutën në Kuvend, pasi që ka grupe politike aty që tepër vonë kanë filluar ta lexojnë Kushtetutën e Kosovës dhe tepër vonë kanë filluar të mësojnë për të njohur shtetin e Kosovës.

“Ligjërimet për Kushtetutën në Kuvendin e Kosovës paradokaslisht janë gjithmonë të rëndësishme. Që të kuptojmë elementaren se jetojmë në një Republikë parlamentare. Në një republikë parlamentare nuk mund të ketë qeveri nëse s’ka shumicë. A është ky proces vetëm i shumicës. A është e domosdoshme që duhet të pajtohemi, ndoshta. Nëse mendojmë ndryshe, mund edhe të mos pajtohemi.

Po ashtu është e rëndësishme të flasim për Kushtetutën sepse ka grupe të tëra politike në Kosovë që tepër vonë kanë filluar të mësojnë Kushtetutën e Kosovës në kuptimin e njohjes, pozicionimit politik. Që i bie tepër vonë kanë filluar të mësojnë të njohin shtetin e Kosovës. E mësimet e leximit të kolegeve të tillë i ndjek me interes, sepse leximet fillestare janë bazike, janë të vërteta. Pra i marr me seriozitet të jashtëzakonshëm”, ka thënë Shala në debatin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit