Avokati i njohur nga Shqipëria, Spartak Ngjela, thotë se posedon të dhëna të sigurta se Beogradi po kërkon në Shqipëri një konflikt Veri-Jug, njëlloj siç e kërkoi edhe përgjatë vitit të mbrapshtë 1999.
Sipas avokatit, Beogradi konfliktin e ri po e kërkon pikërisht gjatë foltoreve të Sali Berishës.
Postimi i tij i plotë:
Kemi të dhëna të sigurta se Beogradi po kërkon në Shqipëri një konflikt Veri-Jug, njëlloj siç e kërkoi edhe përgjatë vitit të mbrapshtë 1999. Tani po e kërkon pikërisht gjatë foltoreve të Sali Berishës.
A do ta pranojë sërish Berisha këtë kërkesë të Beogradit, siç bëri edhe në vitin 1999?
Le ta provojë po të dojë, por të mos e harrojë faktin se ndërkohë është nongrata në Shtetet e Bashkuara dhe, ligji i ri për ekstradimin midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i miratuar në korrik të këtij viti, është në gatishmëri për çdo orvatje të tillë.
Le të presim e të shikojmë…