10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Bajqinovci: Memli Krasniqi nuk e rrezikon VV’në, ai mezi u zgjodh deputet

Rekomandime

Memli Krasniqi javën e kaluar u zgjodh kryetar i PDK’së. Një gjë e tillë nuk shihet si ‘rrezik’ për VV’në e Albin Kurtit sipas deputetit Mefail Bajqinovci. Ky i fundit mendon se Albin Kurti do të jetë gjatë kryeministër i Kosovës.

- Advertisement -

“Është mirë me pas ndryshime. Vetë Albin Kurti, kryeministër i vendit i ka shti me u reformu se këta nuk ishin reformuar kurrë”, tha Bajqinovci në emisionin “DPT te Fidani”.

“Zgjedhja e z.Memli Krasniqi, nuk e di çka të them….është pjesë e politikës shumë moti dhe nuk mund të themi që është i ri’. Theksoi Bajqinovci.

“Nuk është Memli ofertë për qytetarin e Kosovës. Ai mezi është bërë deputet’, tha ai.

- Advertisement -

“Memli për që e rrezikon VV’në në zgjedhjet e ardhshme as nuk diskutohet. Por ndryshimet janë të mirëseardhura në skenën politike”, theksoi ai.

“Tashmë VV nuk ka konkurrencë në tregun politik. Është politika më e madhe në vend dhe duhet të mësohen që 10 vjetët e ardhshme të menaxhohet shteti qysh duhet”, shtoi Bajqinovci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit