1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ngritet aktakuzë ndaj gruas së “Sandokanit”, ja kë dyshohet se futi në listat e veteranëve

Rekomandime

Prokurori i Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ndaj dy personave zyrtar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Raportohet se një nga personave zyrtar ndaj së cilit është ngritur aktakuzë është Sanije Rexha, gruaja ish-komandantit, Abedin Rexha “Sandokani”, Udhëheqëse e Divizionit për Kontroll të Brendshëm dhe të Jashtëm në DIFDL të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

- Advertisement -

Ajo dyshohet se në bashkëveprim me një zyrtar tjetër nga po i njëjti departament kanë futur në listat e veteranëve persona nga Shqipëria, duke përfituar kështu hiç më pak se 133.280 mijë euro.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur gjatë muajit tetor të vitit 2017.

Prokuroria njofton se të akuzuarit, i kanë tejkaluar autorizimet zyrtare, pa autorizim kanë marrë nga DIFDL 31 formular për aplikim për njohjen e të drejtës së veteranit të luftës dhe kanë shkuar në Republikën e Shqipërisë, në qytetin e Krumës ku kanë plotësuar 31 formular për aplikim për persona të ndryshëm nga Republika e Shqipërisë. Të dy të akuzuarit, më pas formularët e plotësuar i sollën në Kosovë, dhe i dorëzuan në DIFDL të MPMS, të cilët deri më 30.11.2019, përfituan nga statusi i veteranit të luftës në shumë prej (njëqind e tridhjetë e tre mijë e dyqind e tetëdhjetë) 133.280.00 € në mënyrë të kundërligjshme.

- Advertisement -

“Të akuzuarit S.R. dhe K.B. në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Po ashtu, të akuzuarit S.R. dhe K.B në cilësi të personave zyrtar më 16.01.2019, kanë ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë në zyrtaren me inicialet V.B. për pranimin e katër formularëve në DIFDL të MPMS, për aplikim për statusin e veteranit të luftës që i kishte sjellë S.P. shtetas i Republikës së Shqipërisë, me qëllim që këtyre katër personave tu siguroj pa të drejtë përfitimin e statusit të veteranit të luftës dhe të drejtën në kompensim për këtë status në bazë të ligjit.

- Advertisement -

Të akuzuarit S.R. dhe K.B. në bashkëveprim, kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPK-së”, përfundon njoftimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit