Ngritet edhe çmimi i varrimit për 20 euro më shumë

0
266

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal në pikën e rendit të ditës ka qenë edhe ajo e memorandumit për mbulimin e shpenzimit të varrimeve, në mes të BIK dhe Komunës së Vushtrrisë.

Ditë më parë, KBI në Vushtrri, kishte kërkuar që komuna të ngrisë shumën e subvencionimit prej 20 euro për shërbimet e varrimit, pas ngritjes së çmimeve në nivel vendi.

Kjo kërkesë ka hasur në mirkuptim të anëtarëve të Kuvendit Komunal të cilët me 16 pro, kanë miratuar kërkesën e BIK-ut për shtesën prej 20 eurosh për këto shpenzime.

Deri më tani komuna e Vushtrrisë sipas memorandumit ka mbuluar shpenzimet e shërbimit të varrimit në vlerë prej 180 euro, ndërsa pas kërkesë së BIK në Vushtrri, kjo shumë është rritur në 200 euro