Kanë nisur arrestimet e para të Gjykatës Speciale.
Bajrush Berisha është i arrestuari i parë nga EULEX.
Media merr vesh se arrestimi i Berishës është bërë parëmbrëmë.
Sipas burimeve i arrestuari dyshohet për vrasjen e familjes Shkreli pas lufte.
Ky krim kishte ndodhur në Pejë.
Gjykata Speciale nuk ka dhënë ende detaje rreth arrestimit të parë.