1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nis ‘lufta’ në Podgoricë: Pro serbët, mocion për shkarkimin e Abazovicit

Rekomandime

Zyrtarisht, kreu i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç e ka lënë diskutimin e mocionit për fillimin e shkurtit, ku gjithashtu do të diskutohet edhe një mocion i disa partive, ndërmjet të cilave edhe “Ura” e Dritan Abazoviqit për të krijuar një qeveri të re pa partitë filoserbe.

Siç bën të ditur televizioni publik i Malit të Zi, kreu i Kuvendit ka vendosur në krye të diskutimit jo kërkesën e partive të pakicave për shkarkimin e qeverisë aktuale, por shkarkimin e Dritan Abazoviqit nga posti i zv.kryeministrit.

- Advertisement -

Megjithatë, kjo është një manovër e rrëzuar që në nisje, pasi shumica proserbe ka 41 vota në Parlament, pra një deputet më shumë falë 4 deputetëve të partisë URA.

Ndërkohë opozita ka gjithsej 40 deputetë, e me Dritan Abazoviqin shkon në 44, pra një shumicë më e konsoliduar politikisht. Kjo ka nxitur gjakrat dhe në Podgoricë kanë nisur protestat kundër “qeverisë së pakicës”.

Në Podgoricë dhe në disa qytete të tjera ku kanë mbështetje partitë proserbe janë ngritur militantët duke sharë e mallkuar “tradhëtarin shqiptar”.

- Advertisement -

Të mbledhurit në protestë kanë kërcënuar se nuk do ta lejojnë që të formohet qeveria e Dritan Abazoviqit, e kanë rinisur avazin e sulmit të SHBA.

Në fakt, konstituimi i një “kabineti Abazoviq” ka një regji perëndimore, nga SHBA e Gjermania. Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA për Ballkanin ka shkuar në Podgoricë 10 herë për 4 muaj.

- Advertisement -

Nëse ndodh kjo, pra nëse Abazoviç bëhet kryeminstër i Malit të Zi, duket se do të jetë një zhvillim shumë i bujshëm pasi Ballkani Perëndimor me 6 vende do të ketë 3 kryeministra shqiptarë dhe gjysmën e kabinetit në Maqedoninë e Veriut.

Ky zhvillim sipas gjasave do të krijojë reaksion të fortë, sidomos nga Moska, e këtu vjen natyrshëm deduksioni se ngritja e shtabit të forcave speciale amerikane në Shqipëri, ka një logjikë të mbështetur në realitet.

Qeveria e Malit të Zi, ka paraqitur si kundërofensivë për qeverinë e Abazoviçit, një mocion për të shkurtuar mandatin e Parlamentit e për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, por sipas gjasave nuk do të arrijë votat për miratim.

Abazoviqit do t’i duhet të mbështetet nga jashtë prej votave të DPS-së së Milo Gjukanoviçit, armikut të tij më të madh politik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit