8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Partia e Fatmir Limajt e pranon se “hajni” i dy milionë eurove është i subjektit të saj, kërkon të hetohet rasti

Rekomandime

Nisma Socialdemokrate ka reaguar për “avullimin” e mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Nisma është distancuar nga ky akt kr.iminal, derisa e ka pranuar se një prej të përfshirëve në këtë skandal është anëtar i kësaj partie.

- Advertisement -

NISMA Socialdemokrate dënon aktin kr.iminal të vjedhjes së mbi dy milion eurove nga buxheti i Kosovës. NISMA Socialdemokrate jo vetem që distancohet, por është e pakompromis në luftën kundër kr.imit ndaj kujdo qoftë që zgjedh të përfshihet në veprime të tilla kr.iminale, pa dallime, qoftë votues apo anëtar i yni, të tillët nuk kanë vend në familjen tonë politike!”, thuhet në postim.

Ndërkohë, për raportimet se një prej të përfshirëve në këtë skandal është anëtar i Nismës, partia e Limajt ka thënë se kanë për qëllim dëmtimin e subjektit.

Nisma u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të angazhohen me vendosmëri të madhe dhe sa më shpejt që është e mundur t’i vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij kr.imi të rëndë financiar.

- Advertisement -

Pandaj tendencat për të njollosur partinë politike përmes veprimeve kr.iminale të individve është veprim i papërgjegjshëm që për qëllim nuk ka luftën kundër kr.imit, por dëmtimin e një subjekti politik!”, thuhet në postim.

- Advertisement -

Ndryshe, deri tash për këtë rast është arrestuar një person, ndërsa dy të tjerë gjenden në arrati.

“Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro.

Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar dje Policia e Kosovës. /Gazeta Express

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit