10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Maloku i del në krah mjekut nga Podujeva: Ja çfarë të thonë në Slloveni nëse shkon pas orarit

Rekomandime

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-deputeti, Naim Maloku i ka dalë në krahë mjekut nga Podujeva, i cili në pamjet e publikuara në media shihet teksa refuzon për t’i shërbyer një pacienti të shtyer në moshë.

- Advertisement -

Maloku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se në shtetin e Sllovenisë nëse shkon për kontroll të mjeku pas orarit të punës, të thonë “Shko në EMERGJENCË! KRI MINELA”.

“Në Slloveni nëse shkon te mjeku pas orarit të punës të thonë:’Shko në EMERGJENCË! KRIMINELA”. Lëshone mjekun nga burgu dhe kompenzone për dëmin që ia keni bërë!”, ka shkruar Maloku.

Dje në media u publikua një video e një pulmologu nga Podujeva i cili duke ngritur zërin, refuzon t’i kryejë shërbime mjekësore ndaj një pacienti të moshuar.

- Advertisement -


Ndaj mjekut është iniciuar rast në Polici dhe është ndaluar në paraburgim për 48 orë. Aktualisht ai është duke u trajtuar në Emergjencë për shkak të gjendjes së rënduar psiqike dhe tensionit të lartë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit