13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Klopp e pranon: Shaqiri nuk po luan mjaftueshëm, por s’është i vetmi

Rekomandime

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka luajtur vetëm 11 minuta futboll deri tani në sezonin e ri. Për një futbollist si Shaqiri kjo është e pamjaftueshme, e pranon trajneri i tij Jurgen Klopp.

- Advertisement -

Në pesë ndeshjet e para garuese të Liverpoolit, anësori shqiptar i Zvicrës i ka shijuar vetëm 11 minuta lojë. Nëse ia hedhim një sy renditjes së lojtarëve të aktivizuar më së shumti deri tani për të kuqtë, Shaqiri del të jetë zëvendësues i zëvendësuesve, transmeton Gazeta Express.

Klopp, megjithatë, lë të kuptohet se do të ketë më shumë minuta për përfaqësuesin shqiptar të Zvicrës.

“Fillimi i sezonit është i njëjtë çdo vit”, tha Klopp për situatën e zëvendësuesve. “Kështu duhet të jetë. Sepse nëse të gjithë ata luajnë, mund të goditen nga lëndimet në stërvitje dhe kjo është gjëja e fundit që do ta dëshironit”.

- Advertisement -

Këtë fillim vit, Liverpooli nuk përballet me pothuajse asnjë lojtar të lënduar, prandaj shumë lojtarë presin rendin për të luajtur.

“Kjo është normale”, tha Klopp, por e pranon se Shaqiri është i pafat.

- Advertisement -

“Shaqiri nuk po luan mjaftueshëm, edhe pse është në gjendje të shkëlqyer fizike”, theksoi ai.

Por, ai nuk është i vetmi që e ngroh bankën rezervë në skuadrën e Kloppit.

“Adam Lallana nuk luan mjaftueshëm. DejaN Lovren nuk luan mjaftueshëm, po ashtu. Dhe disa të tjerë mund ta thonë të njëjtën, po ashtu”, thotë Klopp.

Konkurrentët e Shaqirit Alex Oxlade-Chamberlain dhe Lallana, megjithatë, luajtën sado pak në derbi kundër Arsenalit të shtunën. Të dy u futen nga stoli në pjesën e dytë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit