4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Nis mbledhja e Kryesisë së LDK’së: Diskutohet emri i kryeministrit

Rekomandime

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, sot në orën 10:00 ka mbledhur Kryesinë e partisë, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike pas vendimit të Kushtetueses dhe për punën e zgjedhjeve të parakohshme.

- Advertisement -

Siç mëson Express nga burime të sigurta, në këtë mbeldhje të LDK’së do të diskutohet edhe emri i kandidatit për kryeministër nga radhët e partisë që drejton ish-kryeministri Mustafa.

Lidhur me një zhvillim të tillë Gazeta ka kontaktuar nënkryetarin e kësaj partie, Haki Rugova, i cili ka pranuar se ka takime formale brenda partisë.

“Takime formale ka, tash s’e di. Grupe-grupe takohen. Por sot s’besoj se do te kete ndonje mbledhje të Kryesisë”, ka thënë Rugova.

- Advertisement -

Gazeta ka provuar të kontaktojë edhe anëtarët e tjerë të kryesisë së LDK’së por asnjëri s’ka qenë i qasshëm.

Gjithë këto zhvillime vijnë pas rrëzimit të Qeverisë Hoti nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi se vota e deputetit Etem Arifi pro qeverisë së drejtuar nga LDK ka qenë e pavlefshme.

- Advertisement -

Vendi pritet të mësojë datën e zgjedhjeve të reja posa të dalë aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese. Një gjë të tillë e ka thënë u.d e presidentes, Vjosa Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit