9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pasi ja mori Podujevën, LVV ja merr edhe një asambleist LDK-së në Llap

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale ka zyrtarizuar aderimin e ri.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për Bahri Blakçori i cili ka qenë asambleist i LDK-së, por nga sot do të jetë pjesë e LVV-së, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Bahri Blakçori, asambleist i LDK-së në Komunën e Podujevës, na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Ai ka diplomuar në nivelin Master në Edukim Fizik dhe Sport si dhe në atë Bachelor në Teknologji Informative. Punon në shkollën e mesme të lartë “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë si profesor i Edukimit Fizik dhe Sportit. Ka qenë i angazhuar si asistent edhe profesor në Kolegjin “UNIVERSI”. Po ashtu, ka qenë trajner për disa vite në klubin e futbollit “Llapi” me gjeneratën U-19. Në vitet 1997-1998 në katedrën e Politeknikës ishte kryetar dhe udhëheqës i aktivitetit dhe protestave studentore.Në Lëvizje e mirëpritëm me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe Drejtorin e Arsimit atje, Avni Fetahu.

- Advertisement -

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1040209506478933

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit