0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nis takimi Kurti-Haziri: Pamje nga Gjilani

Rekomandime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka nisur takimin me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe shtabin emergjent të kësaj komune, pas rasteve me koronavirus të konfirmura atje.

Kryeministri në detytë Kurti, sot për të parë nga afër gjendjen dhe masat e ndërmarra në parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

- Advertisement -

Kurti në këtë takim ishte i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Rexhepi.

Ai me nënkryetarin e LDK’së, Lutfi Haziri ka biseduar rreth situatës së krijuar atje, pasi në dy fshatra të Gjilanit janë konfirmuar raste të infektuara me koronavirus.

Kujtojmë se në Kosovë deri më sot janë shënuar 165 raste të prekura me virusin Covid-19, ku 24 prej tyre janë shëruar dhe tre kanë përfunduar me fatalitet.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit