16.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Shtyhen edhe një herë kufizimet, nuk ka udhëtime jashtë BE-së deri në këtë datë

Rekomandime

Paralajmërimi për të mos udhëtuar në rreth 160 vende zgjatet deri në mes të shtatorit. Qeveria gjermane, siç raporton DW, e justifikoi hapin me rritjen e numrit të infektimeve me Corona jashtë vendit.

Qeveria gjermane e zgjati edhe me dy javë paralajmërimin për të mos udhëtuar në rreth 160 vende. Sipas vendimit të kabinetit qeveritar, tani ai duhet të zbatohet deri më 14 shtator.

- Advertisement -

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane e justifikoi hapin me rritjen e numrit të infektimeve me koronavirus në shumë shtete. “Situata nuk do të ndryshojë sa duhet pozitivisht deri në mes të shtatorit për të hequr paralajmërimin global për të mos ndërmarrë udhëtime”,- tha ajo.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme theksoi se “njerëzit që kthehen nga jashtë vendit shpesh sjellin infeksion në Gjermani”. Zëvendëszëdhënësja e qeverisë Ulrike Demmer u bëri thirrje qytetarëve të përdorin arsyen kur zgjedhin destinacionet e tyre të udhëtimit.

Sipas Institutit Robert Koch (RKI), më shumë se 40 për qind e njerëzve që rezultuan pozitivë në testet për virusin e Coronas në Gjermani ishin infektuar për herë të fundit jashtë vendit. Në javën 34 të raportimit, përqindja ishte 42 për qind. Para kësaj ishte 39 për qind.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit