1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nisin hetimet për tenderin 5-milionësh të ministrit të AAK-së

Rekomandime

Agjencia Kundër Korrupsionit është duke e hetuar ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, lidhur me tenderin pesëmilionësh që e ka fituar kompania e tij për ndërtimin e spitalit në Prizren.

Lajmin për media e ka konfirmuar drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli.

- Advertisement -

Havolli ka thënë se Kuçi po hetohet për konflikt interesi.

Po, ka një kohë që Agjencia Kundër Korrupsionit është duke e hetuar Ministrin Blerim Kuçi, sa i përket tenderit 5 milionësh, për çështje të konfliktit të interesit. Pasi të përfundojnë hetimet do të njoftohet edhe Prokuroria”, ka thënë Havolli për media.

Ndryshe, Kuçi mbrëmë ka lëshuar debatin para kohe pas një diskutimi të nxehtë me panelistët rreth një tenderi 5-milionësh që është raportuar se e ka fituar kompania ku vetë Kuçi është pronar.

- Advertisement -

Në debat e sipër me analistin Imer Mushkolaj e gazetarin Vehbi Kajtazi, Kuçi ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë pozitën e tij prej ministri nëse Agjencia Kundër Korrupsionit gjen konflikt interesi.

Duhet të më ftoni një herë tjetër për të biseduar për tema tjera. Sonte kam ardhur të flas vetëm për çështjen e tenderit”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Po ashtu, Kuçi ka thënë se do ta shqyrtojë pozitën e tij në Qeverinë Hoti nëse vërtetohet gjendja e tij në konflikt interesi, për tenderin që kompania e tij e fitoi nga institucionet e shtetit.

Kuçi ka pohuar se mund të japë dorëheqje nga pozita ministrore në qoftë se Agjencia Kundër Korrupsionit vërteton se ai gjendet në konflikt interesi.

Në qoftë se Agjencia Kundër Korrupsionit e vërteton se ekziston konflikti i interesit, unë e shqyrtoj pozitën time si ministër”, ka deklaruar ministri Kuçi./express

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit