19.8 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

A e pati fjalën për Ramush Haradinaj kur tha se dikush po frikësohet nga shuarja e Task-Forcës? Flet kryeministri

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas mbledhjes së sotme të Qeverisë ka folur edhe për shuarjen e Task Forcës.

Hoti ka përsëritur se nga ky vendim po frikësohet dikush, por, që nuk përmend emra kur pyetet nëse këtu e ka fjalën për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, që ditëve të fundit i ka shtuar kritikat për këtë cështje.

- Advertisement -

Kreu i Qeverisë thotë se nuk e di se kush ka frikë nga ku vendim.

“Nuk e di, nuk mund të them se kush ka frikë nga ky vendim, por në parim parim po them se këtij vendimi duhet t’i frikësohen vetëm ata që e dinë se duhet t’i shkohet gjërave deri në fund”, ka thënë ai.

Shuarja e Task Forcës i ka shtuar pakënaqësitë në mes të partnerëve të koalicionit qeverisës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit