-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

NISMA e bojkoton numërimin e votave në gjysmë të natës

Rekomandime

Vëzhguesit e Nisma-AKR kanë bojkotuar procesin e numërimit të votave pak minuta më parë.

- Advertisement -

Ata janë parë bashkë me zyrtarin e lartë të Nismas, Skënder Reçicën, i cili tha se kjo po bëhet për shkak se tani po provohet të futen në numërim votat nga Serbia, shkruan Reporteri.net.

E, sipas tij, këto vota janë të paligjshme dhe kur janë të tilla, NISMA-AKR nuk do të bëhet pjesë e numërimit të tyre.

“Jemi këtu, për faktin se në këto momente po tentohet të numërohet votat e jashtëligjshme që kanë ardhur nga Serbia dhe të cilat janë në kundërshtim me ligjin zgjedhor.Ne jemi këtu për të tërhequr të gjithë vëzhguesit e koalicionit NISMA-AKR, për faktin se nuk duhet të bëhemi pjesë e një procesi që po fillohet, e që janë vota që kanë ardhur në kundërshtim me ligjin”, ka thënë Reçica.

- Advertisement -

Ndërkaq, ai ka shtuar se ky proces i numërimit të votave nga Serbia do ta dëmtojë vullnetin e qytetarëve që kanë votuar koalicionin NISMA-AKR.

“Ky proces i numërim të votave të paligjshme, dëmton vullnet e mbi 40 mijë qytetarëve që kanë votuar për koalicionin NISMA-AKR”, ka shtuar ministri në largim.

- Advertisement -

Sidoqoftë, edhe Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli reaguan ashpër ndaj pranimit të votave nga Serbia, duke thënë se Beogradit po i pengon që NISMA ta kalojë pragun.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit