Nisma Socialdemokrate, ka caktuar Bekim Bresovcin, si kandidat për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të këtij viti.
Lajmi është bërë i ditur nga ish-kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Ilmi Tahiri.Ai ka uruar Bresovcin për kandidaturën e tij për kryetar të kryeqytetit.
Bresovci ka qenë zv.ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe ish-kandidat për deputet nga Nisma në dy palë zgjedhje.Ndërsa, deri më tani, përveç AAK-së, asnjë parti nuk e ka caktuar kandidatin për kreun e Prishtinës.Partia e Ramush Haradinajt do të garojë me Daut Haradinajn, teksa nga radhët e LDK-së, është përmendur emri i arkitektit Përparim Rama