1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nisma “Open Balkan”, takohen Vuçiq, Rama e Dimitrov

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka pritur në Pallatin e Serbisë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, me të cilët do të ketë disa takime në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

“OpenBalkan është një vendim historik!”, shkruhet në faqen e Vuçiqit në Instagram, ku janë publikuar disa fotografi nga takimi.

- Advertisement -

Vuçiq, Rama dhe Dimitrov fillimisht do të bisedojnë me përfaqësues të kompanive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Pas kësaj vijon takimi i tre zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik.

Më pas, do të mbahet takimi i tre zyrtarëve, pas së cilës Vuçiq, Rama dhe Dimitrov do të drejtohen para mediave.

- Advertisement -

Dje, kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe zëvendëskryeministri maqedonas, Nikolla Dimitrov u pritën në aeroportin e Beogradit, “Nikola Tesla”.

Në një prononcim për Tanjug, Dimitrov tha se Maqedonia e Veriut, përkundër dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev pas zgjedhjeve lokale, është plotësisht e përkushtuar ndaj iniciativës “Ballkani i Hapur”.

- Advertisement -

“Po vij në kohën kur, siç e dini, kanë përfunduar zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë lënë pasoja, madje në një farë mënyre krizë politike. Është e rëndësishme që ne si shtet të dërgojmë një sinjal si shtet dhe qeveria, plotësisht të përkushtuar ndaj iniciativës që lindi në Ballkan dhe që synon mbi të gjitha Ballkanin Evropian”, tha Dimitrov.

Nënkryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Muhamed Zekiri, deklaroi dje se koha do të tregojë nëse iniciativa e “Ballkanit të Hapur” do të rrezikohet pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev.

“Në vend të kryeministrit Zaev, sot në Beograd Maqedoninë e përfaqëson zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov. Këtë iniciativë e kanë nisur tre liderë (Aleksandar Vuçiq. Edi Rama, Zoran Zaev). Koha do të tregojë se sa do të rrezikohet, por të gjithë e dinë se çfarë do të thotë dorëheqja e z. Zaev”, tha ai.

Iniciativa e “Ballkanit të Hapur” u krijua nga tri vend të rajonit – Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Sipas themeluesve, kjo nismë synon ta rrisë tregtinë dhe bashkëpunimin, si dhe t’i përmirësojë marrëdhëniet mes palëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit