8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Nisma përsëri sulmon Vetëvendosjen: Çfarë pazare ka me Nenad Rashiqin?

Rekomandime

Nisma Socialdemokrate përsëri ka hedhur sulme ndaj Lëvizjes Vetëvendosje pasi që kandidatë për deputetë të këtij subjekti dërguan një ankesë në Gjykatën Supreme për votat e ardhura nga Serbia.

- Advertisement -

VV pretendon se votat e ardhura duhet të numërohen për shkak se ato janë numëruar gjithmonë nëpër zgjedhje, dhe se ato duhet të numërohen edhe sivjet deri sa të ndërrohet me ligj. Kjo ankesë vjen pas vendimit të PZAP’së se votat e ardhura nga Serbia nuk duhet të numërohen.

Ndërkohë, Nisma e cila preket direkt nga ky vendim për shkak se votat nga Serbia luajnë një rol në kyç në kalimin e pragut zgjedhor, ka lëshuar një komunikatë ku sulmon përsëri VV’në.

“Cilat janë pazarllëqet e LVV-së me Nenad Rashiqin?”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

“Logjika e drejtimit të gishtit ndaj rivalëve politik për veprime që i bën vet, e sintetizuar në sintagmën e njohur “T’i them sa nuk më ka thënë”, doli në shesh edhe në lojën që kurdisi Serbia me pakot e mbushura me fletëvotime të falsifikuara”

Tutje thuhet se votat e ardhura nga Serbia duhet të konsiderohen të paligjshme. Po ashtu ajo përmend deklaratat e mëhershme të LVV’së, që Nisma thotë se i ka thënë në mbledhje të KQZ’së, dhe qëndrimin e liderit të koalicionit “Slloboda”, Nenad Rashiq i cili në emisionin Pressing në T7 kishte thënë se votat e ardhura nga Serbia falsifikohen dhe dërgohen me veturë nga Nishi.

- Advertisement -

Mirëpo, Rashiq thotë tani se këto vota duhet të numërohen për shkak se në rast që ndodhë e kundërta fuqizohet edhe më shumë Lista Serbe.

“Kërkesa e një koalicioni politik të serbëve të Kosovës që të mos pranoheshin fletëvotimet e falsifikuara ishte plotësisht e drejtë. Ajo që në shikim të parë nuk kuptohet sot është ndryshimi i qëndrimit të Nenad Rashiqit dhe ankesa e tij drejtuar Gjykatës Supreme që të konsiderohen të ligjshme fletëvotimet e falsifikuara ku koalicioni “Slloboda” nuk ka asnjë votë të vetme, sepse mbushja 100% e këtyre fletëvotimeve fals janë për Listën Serbe!!!”

“Ky paradoks nxjerr në shesh pazarllëqet e LVV-së me Nenad Rashiqin. Cilat janë pazarllëqet e tyre nga takimet që kanë pasur do të tregojë koha. Por as Serbia, as Lista Serbe, as Nenad Rashiqi e as LVV-ja dhe as pazarllëqet e tyre nuk do të mund të shkelin mbi ligjet e Kosovës dhe nuk do të mundin ta nëpërkëmbin vullnetin politik të mbi 42 mijë qytetarëve të Kosovës!” /Express/

Kjo është komunikata e plotë:

Cilat janë pazarllëqet e LVV-së me Nenad Rashiqin?

Logjika e drejtimit të gishtit ndaj rivalëve politik për veprime që i bën vet, e sintetizuar në sintagmën e njohur “T’i them sa nuk më ka thënë”, doli në shesh edhe në lojën që kurdisi Serbia me pakot e mbushura me fletëvotime të falsifikuara.

Përveç Listës Serbe, të gjitha forcat politike garuese që u prononcuan rreth këtyre “pakove-peshqesh” të ardhura nga Qeveria e Serbisë ishin kategorike që të mos pranohen dhe të konsiderohen të tilla siç janë: të paligjshme. Duke e argumentuar në mënyrë bindëse, PZAP-ja solli vendim dhe i shpalli të paligjshme.

Duke parë përfitimin që mund të nxirrnin nga “peshqeshi” i Aleksandër Vuçiqit, LVV-ja u tërhoq nga qëndrimet e mëparshme, të shprehura nëpërmjet komunikatës së 13 tetorit 2019 dhe përfaqësuesve të saj në mbledhjen e KQZ-së, të datës 13 tetor 2019, dhe fletëvotimet e falsifikuara dhe të paligjshme kërkon të shpallen si të ligjshme!

Edhe më keq se kaq: vendimin e PZAP-së LVV-ja e quan si rezultat të pazarllëqeve dhe kërkon nga Gjykata Supreme që të legjitimojë trafikimin e procesit zgjedhor që u përpoq të bënte Qeveria e Serbisë!

Turpi nuk ka brirë! Në rastin konkret turpi ka marrë formën e përpjekjes për t’ua mohuar të drejtën e përfaqësimit 42 mijë qytetarëve të Kosovës, për interesa të Serbisë dhe atyre që mendojnë se kjo strategji e shtetit serb çon ujë në mullirin e tyre!

Ajo që ishte e pakuptueshme në qëndrimet e LVV-së kishte të bënte me përdorimin e termit “pazarllëqe” në këtë kontekst. Refuzimi i kutive me fletëvotime të falsifikuar ishte dëshmi e qartë se askush nuk kishte pranuar të hynte në “pazarllëqe” me Serbinë dhe dorën e zgjatur të saj, Listën Serbe.

Por, të gjitha dilemat rreth pazarllëqeve i hoqi lideri i koalicionit “Slloboda”, Nenad Rashiq. I njëjti Nenad Rashiq ishte kategorikisht kundër pakove me fletëvotime të falsifikuara. Këtë qëndrim ai e mbrojti në emisionin PRESSING në T7, të datë 8 nëntor 2019 kur tha: “Votat e serbëve grumbullohen në Nish dhe bëhen fletëvotime false”!

Kërkesa e një koalicioni politik të serbëve të Kosovës që të mos pranoheshin fletëvotimet e falsifikuara ishte plotësisht e drejtë. Ajo që në shikim të parë nuk kuptohet sot është ndryshimi i qëndrimit të Nenad Rashiqit dhe ankesa e tij drejtuar Gjykatës Supreme që të konsiderohen të ligjshme fletëvotimet e falsifikuara ku koalicioni “Slloboda” nuk ka asnjë votë të vetme, sepse mbushja 100% e këtyre fletëvotimeve fals janë për Listën Serbe!!!

Ky paradoks nxjerr në shesh pazarllëqet e LVV-së me Nenad Rashiqin. Cilat janë pazarllëqet e tyre nga takimet që kanë pasur do të tregojë koha. Por as Serbia, as Lista Serbe, as Nenad Rashiqi e as LVV-ja dhe as pazarllëqet e tyre nuk do të mund të shkelin mbi ligjet e Kosovës dhe nuk do të mundin ta nëpërkëmbin vullnetin politik të mbi 42 mijë qytetarëve të Kosovës!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit