-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nitaj i reagon menjëherë Kurtit: Reciprociteti është me t’qit hi syve

Rekomandime

Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Nitaj përmes Facebook-ut ka shkruar se reciprociteti që po e përmend Kurti është me t’qit hi syve.

“Heqja e takses, pa njohje, është dorëzim përpara Serbisë! Reciprociteti është me t’qit hi syve! Eksporti i Kosovës në Serbi është qesharak krahasuar me miliardat e mallërave serbe që do të hyjnë në Kosovë”, ka shkruar Nitaj.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot pas takimit me Shefen e Zyres së BE-së, në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se me Serbinë do të kenë reciprocitet dhe për këtë janë dakorduar edhe me partnerin e koalicionit Lidhjen Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën në të njëjtën fjali asnjëherë, edhe për qasje historike dhe për arsye aktuale, në konsiderojmë që jemi këtu ku jemi si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë që me Serbinë do të kemi reciprocitet politik ekonomik dhe tregtar si zëvendësim për tarifën 100 për qind, ne nuk themi që do të kthehemi në marrëdhënie asimetrike me Serbinë, përkundrazi do të avancojmë duke e shndërruar subjektivitetin tonë në çështje integriteti. Edhe LDK edhe LVV edhe zonja Osmani edhe unë mbi 60% të votave në Kosovë në mesin e shqiptarëve kanë qenë mbi parimin e reciprocitetit, besoj që edhe ata që janë në opozitë, mund të mos pajtohen me mua për gjëra të ndryshme, por, për reciprocitetin janë plotësisht dakord”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit