21.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Japonia ia ofron 30 mijë euro dëmshpërblim, koloneli i FSK-së i refuzoi për këtë arsye

Rekomandime

Jemi mësuar të dëgjojmë që zyrtarët e vendit tentojnë të përfitojnë nëpër udhëtime jashtë vendit nga institucionet dhe nga ato vende ku i vizitojnë.

Por Koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci, kishte refuzuar t’i pranonte 30 mijë euro dëmshpërblim nga shteti japonez.

- Advertisement -

E kjo ndodhi kur gjatë ushtrimeve, koloneli e lëndon meniskusin e këmbës dhe japonezët i ofrojnë ta dërgojnë për shërim në ndonjë klinikë japoneze, duke i thënë madje që sipas kontratës i takojnë 30 mijë euro dëmshpërblim.

Mirëpo, Koloneli nuk pranon as të largohet nga ushtrimet e aq ma pak dëmshpërblimin, me arsyetimin se në Japoni ka shkuar të marrë dije e jo dëmshpërblim.

Nga ky gjest i tij, japonezët befasohen dhe e caktojnë menjëherë në pozitën e udhëheqësit të ushtarëve pjesëmarrës nga mbarë bota.

- Advertisement -

Kohë më pas, Maqedonci do të kryente edhe dy kolegje ushtarake dhe dy programe master në ShBA, ndërsa sot, ai mban gradën e kolonelit dhe drejton departamentet e trajnimit dhe operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.

Kolonel Ejup Maqeonci kishte nisur karrierën e tij prej ushtaraku më 1998, si luftëtar lirie në UÇK, ku ishte caktuar komandant batalioni. Gjatë Iuftës së Kosovës, 1998-99, Ejup Maqedonci – Uki, kishte operuar në fshatra të Prishtinës, që atë kohë ishin organizuar në Zonën Operative të Llapit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit