11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Një 7 vjeçare në Prishtinë vdes teksa po i bënte rezonancë kokës, familjari: Ajo ka vdekur nga mbidoza e anestezionit

Rekomandime

Një vajzë 7-vjeçare ka vdekur sot në Prishtinë. Ajo kishte shkuar për të bërë një fotografim të kokës tek njëra nga ordinancat private.

- Advertisement -

Xhaxhai i saj që nuk ka dashur t’i përmendet emri i tha Klanit se mbesa e tij ndërroi jetë nga mbi doza e anestezionit.

“Vajzën është dërguar në një ordinancë private në lagjen Ulpiana për të bërë rezonancë magnetike. Ajo ka vdekur si pasojë e mbi dozës së anestezionit. I kanë dhënë fillimisht por gjatë kohës sa ka qenë duke e bërë rezonancën ajo është zgjuar dhe pastaj i kanë dhënë mbi dozë”, ka thënë ai.

“Rasti është lajmëruar edhe në polici dhe është njoftuar edhe prokurori. Mjekët shumë të papërgjegjshëm. Trupi i vajzës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka shtuar xhaxhai.

- Advertisement -

Vdekja e vajzës u konfirmua nga Policia e Kosovës nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se janë duke punuar që të zbardhet rrethanat e vdekjes.

- Advertisement -

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë është hapur një rast Vdekje e dyshimtë. Viktimë në këtë rast është një femër (e mitur). Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit