5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Një banor nuk e lëshon pronën për asfalt

Rekomandime

Zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës në fshatin Mramor të Prishtinës, këtë të hënë nuk ka shkuar ashtu siç planifikohej.

Nga 1.5 kilometra, të cilat janë shtruar sot, një pjesë e kësaj rruge është ngushtuar përreth 1 metër e gjysmë.

Kjo pasi që njëri nga banorët e këtij fshati, përmes disa rrethojave të vendosura në rrugë, nuk ka lejuar që asfalti të kalojë nëpër pronën e tij.

- Advertisement -

I kontaktuar nga KTV-ja, Avdullah Gashi ka thënë se ai dhe vëllai i tij nuk do ta lejojnë shtrimin e asfaltit në pronën e tyre derisa ata të kompensohen.

Por, banorët e tjerë të fshatit thonë se ata kanë ofruar pa asnjë kompensim pronën e tyre vetëm që të shtrohet asfalti në këtë fshat.

Të tjerë banorë thonë se ngushtimi i rrugës do të rrezikojë qarkullimin e veturave në këtë pjesë.

- Advertisement -

Derisa zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës kanë konfirmuar se të hënën ka nisur asfaltimi i segmentit të parë në këtë fshat, mirëpo si shkak i problemeve me shpronësimin e pronave, procedurë që, sipas tyre, është dashur ta kryejë Komuna e Prishtinës, një pjesë e kësaj rruge ka devijuar.

“Sot ka filluar asfaltimi i segmentit të parë 1.5 km. Projekti ka hasur në probleme me shpronësime, por meqë projekti është memorandum i bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës, kjo e fundit obligohet të kryejë shpronësimet dhe deri më sot nuk ka ndërmarrë asgjë në këtë drejtim”, thuhet në përgjigjen nga Ministria e Infrastrukturës.

KTV-ja ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Genc Bashota, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

- Advertisement -

Janë rreth 4 kilometra rrugë, të cilat Ministria e Infrastrukturës do t’i asfaltojë në këtë fshat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit