1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Një ditë pas takimit me kreun e LDK-së, Haradinaj ‘sulmon’ Hotin: Po shkaktoni pasiguri juridike

Rekomandime

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverinë për shuarjen e Task-Forcës kundër Korrupsionit.

Ai ka thënë se shuarja e kësaj Task Force e cila ka funksionuar për më shumë se 10 vite shkakton pasiguri juridike, shkruan Reporteri.

- Advertisement -

Kreu i AAK-së thotë se kjo Task Forcë ka hetuar dhe kanë qenë në proces të hetimit të shumë rasteve të profilit të lartë në bazë të mandatit të tyre, si dhe puna e tyre ka treguar që askush nuk është i paprekshëm nga drejtësia.

Shkarkimi i task forcës kundër korrupsionit shkakton pasiguri juridike. Kjo task forcë ka funksionuar më shumë se 10 vite. Kanë hetuar dhe kanë qenë në proces të hetimit të shumë rasteve të profilit të lartë në bazë të mandatit të tyre. Puna e tyre ka treguar që askush nuk është i paprekshëm nga drejtësia. Normalisht ka pasur shumë gjëra të përmirësohen dhe kjo task forcë të fuqizohet, qoftë nga rishikimi funksional ose nga rekomandimet e partnerëve strategjik si ShBA dhe BE”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje ai ka thënë se puna në përmirësimin e institucioneve duhet të bëhet me plan dhe se çdo vendim i ngutshëm mund të kuptohet si ndërhyrje politike ose hakmarrje ndaj proceseve të pavarura.

- Advertisement -

Në përmirësimin e institucioneve tona duhet të kemi plan. Çdo vendim pa plan, e i aty për atyshëm mund të kuptohet si ndërhyrje politike ose hakmarrje ndaj proceseve të pavarura.

Gjatë mandatit tim si Kryeministër jam ballafaquar me disa raste për të cilat ka pasur vendim për hetime ose aktakuzë.

- Advertisement -

Vendimi im ka qenë që të ruaj sistemin dhe ta fuqizoj të njejtin. Kam rritur rrogat e policisë, prokurorëve dhe gjykatësve dhe ju kam dhënë pavarësi të plotë. Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi.

Unë kam paguar çmim që të ruaj sundimin e ligjit mbi përfitimet politike. Të njëjtën e pres nga çdo Qeveri e Republikës së Kosovës”, shkruan Haradinaj.

Ky reagim vjen një ditë pasi koalicioni qeverisës zhvilluan takim në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Detajet nga takimi ishin të pakta, derisa u tha se u diskutua për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe atë për Buxhet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit