1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Një ditë pasi rihapi kufijtë, Maqedonia e Veriut sot vendos për masa të reja anti-COVID

Rekomandime

Maqedonia e Veriut të hënën ka hapur kufijtë me shtetet fqinje mirëpo, sot do të vendos masa të reja anti-COVID për shkak të numrit në rritje të të infektuarve.

- Advertisement -

Qeveria në Maqedoninë e Veriut sot pritet të vendos për masa të reja anti-Covid, që tashmë janë bërë publike nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe dhe janë pjesë e debateve.

Komisioni për Sëmundjet Infektive javën e kaluar ka propozuar dhe rekomanduar një sërë masash, pas rritjes së rasteve të infektimeve deri në mbi 380 në ditë, për dje ishte 177, megjithatë kishte më pak testime.

Komisioni për Sëmundjet Infektive këto masa ka propozuar:

- Advertisement -

– Bartjen e detyrueshme të maskës në ambiente të jashtme.

– Ndalimi i grupimit në hapësirën publike pas orës 22:00.

- Advertisement -

– Kufizimi i mysafirëve në shtëpi, jo më shumë se katër persona.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe këtë fundjavë njoftoi se nëse numri i të infektuarve vazhdon të rritet dhe masat nuk respektohen, nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së sërishme të karantinës në pjesë të caktuara të vendit. /INA

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit