5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Përplasen Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi nga distanca: Deputetët nuk janë bagëti me i ruajt

Rekomandime

Shefat e grupeve parlamentare të LVV’së e AAK’së janë përplasur nga distanca dje nga studiot televizive të televizionit T7. Krejt kjo erdhi kur Daut Haradinaj tha se grupi paralamentar i AAK’së do të zgjerohet me anëtarë të partive tjera, madje edhe nga Vetëvendosja. Pas kësaj deklarate është përgjigjur Rexhep Selimi.

Pas aderimit të Haxhi Shalës nga NISA në AAK, duket se partia e Ramush Haradinaj do të rritet edhe më shumë në Kuvend.

- Advertisement -

Kështu ka bërë të ditur shefi i deputetëve të Aleancës, Daut Haradinaj, ku tha se grupi parlamentar i këtij subjekti do të rritet edhe me emra të ri, e në mesin e tyre edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas kësaj deklarate të Hardinaj mbrëmë, është përgjigjur edhe shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Ai nga studio televizive e T7 ka thënë se kjo nuk ka gjasa të ndodhë.

- Advertisement -

“Përse një deputet do të lëshonte VV’në dhe të kalonte në AAK. Më falni se nuk po e them me qëllim të keq, por e vetmja që do mund ta bënte këtë do ishte Donika Kadaj. Le t’i ruaj ata që i ka”, deklaroi Selimi.

Pas kësaj deklarate, ka ardhur edhe reagimi i Daut Haradinaj ku me anë të një postimi në Facebook i është përgjigjur Selimit.

- Advertisement -

Edhe pse nuk e përmendi me emër, Haradinaj tha se ndoshta dikush i konsideron pronë personale deputetët.

“Njëri paska thënë ruaji deputetët tu se po të ikin. Çfarë logjike e çuditshme, thua ti që deputetët janë bagëti me i rujtë. Ndoshta dikush i konsideron deputetët e grupit të vet parlamentar si pronë personale, por e vërteta është që Grupi Parlamentar i AAK-së shumë shpejtë do të rritet”, ka shkruar Haradinaj.

Më poshtë postimi i plotë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit