Një grua është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Veri të Mitrovicës.
Rastin për media ka konfirmuar zëdhënësi I policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
“Një trup i pajetë është gjetur sot rreth orës 9:10, policia është lajmëruar nga ndihma e shpejtë. Dyshimet e para janë se është vetëvrasje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Llolle Ibara”. Njësitet policore po punojnë për zbardhjen e këtij rasti”, ka thënë Hoti.