2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Një i vdekur dhe pesë të plagosur në Hallaq i Madh të Lipjanit

Rekomandime

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri që ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Hallaq i Madh të Lipjanit.

- Advertisement -

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

“Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i Madh të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka deklaruar ajo.

Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë pjagosur 6 persona, prej tyre një mashkull , shtetas i Republikës se Kosovës, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.

- Advertisement -

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit