1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Një profiter i humorit të kasetave tash si kritik teatri

Rekomandime

Po të mos ishte Rasim Thaçi – Cima nga Vukoci i Drenasit dhe Ibrahim Krajkova-Leci nga një fshat i Mitrovicës, aktori Sevdai Radogoshi me shumë gjasë do të mbeste në margjinat e skenës lokale të Gjakovës.

- Advertisement -

Por ishte Mustafë Halili me prejardhje nga Hasi i Gjakovës, që në vitet ‘90 punonte në Radiotelevizionin e Prishtinës që do t’i bënte bashkë këta tre aktorë në një projekt “Treshi Përsheshi”.

Sot dy aktorët e kësaj tresheje nuk jetojnë më, dhe i vetmi nga “përsheshi” ka mbetur Sevdai Radogoshi.

Por në këtë shkrim nuk do të flasim për “Treshi Përsheshi”. Sado amatere që ka qenë kjo treshe e aktorëve dhe skeçet e tyre, ata megjithatë janë një simbol i humorit dhe argëtimit në vitet ‘90. Por kjo “treshe” kishte bërë që Qumili nga Gjakova së bashku me katunarët Cimen e Lecin do të bëheshin të famshëm, e mbi këtë famë, ata të tretë do të përfitonin me projekte të tjera. Të gjithëve ju kujtohen kasetat e DVD-ve që gjatë viteve ‘90 dhe fillimviteve 2000 ishin shumë famshme.

- Advertisement -

Përpos Krajkovës që nuk e ka degraduar vetën në tentim për të mbetur i famshëm dhe i dashur me humorin e pandryshuar të viteve ‘90, Rasim Thaçi dhe Sevdai Radogoshi kanë vazhduar të përpunojnë e të përtypin humorin edhe në vitin 2020. Rasim Thaçi “krijoi” humor me stil të kasetave të viteve ‘90 deri sa vdiq, ndërsa Sevdai Radogoshi që është ende gjallë, vazhdon të bëjë ende humor të njejtë.

- Advertisement -

Për cilësinë e humorit që krijon Sevdai Radogoshi me personazhin e tij të vetëm që ka mundur ta mbajë atë të Qumilit – një stigmatizim të gjakovarit – nuk ja vlenë të flitet. Të gjithë ata që kanë shije në humor, mund ta vërejnë sesa e sikletshme është të shikosh videot e tija.

Edhe personazhi tjetër i tij, “Dada Puce” një zonjë gjakovare gjithashtu e stigmatizuar pa shije, është devalvuar duke luajtur në çdo projekt a reklamë që i është ofruar.

Pra kemi të bëjmë me një aktor që ka kapitalizuar deri në maksimum, rolet e tija, duke i përsëritur ato me dekada. Prej kasetave e deri në Youtube, ku tash poston edhe “Treshi Përsheshi Junior”, duke luajtur me djemtë e Rasim Thaçit (që e luan Cimen junior) dhe djali i Ibrahim Krajkova (që e luan Lecin junior). Sevdai Radogoshi është aty ende si Qumili i moçëm. Duke mos dashur të harxhojë më shumë kohë e mund për të analizuar këto skeçe, t’i kthehemi një deklarate të vonshme të Sevdai Radogoshit.

Duke folur në një intervistë të mëngjesit në T7, Sevdai Radogoshi nisë e flet për “periudhën e artë” të karrierës së tij. Duke dashur që të tregohet sa më përparimtar dhe më i avancuar kulturalisht, Radogoshi rrëshqet në mendësinë e tij lokaliste, që më shumë i shkon karakterit të tij, Qumilit.

Radogoshi duke folur si një “gjysh që tregon për kohërat e lashta” i flet moderatorit të emisionit, për një periudhë të viteve 80-90 sikurse ai “ e ka sjellur humorin në Kosovë”. Kjo me të vërtetë është qesharake por edhe anomali e personaliteteve që janë të kompleksuar për vogëlsinë e tyre.

Radogoshi më pas vazhdon duke folur për gjeneratën e re të aktorëve të cilët sipas tij, po e kryejnë Fakultetin për aktrim dhe lojë në Teatër por nuk janë të tillë.

“Këta humoristat që e kanë kryer aktrimin, se ju shkruan aktor i teatrit, kur merr 4 vjet shkollë për aktrim. Ai nuk luan në teatër. Ai luan humor”, thotë Radogoshi, duke harruar krejtësisht që krejt karriera e tij është e ndërtuar në “humorin” e tij. Nëse ju bie ndërmend ndonjë shfaqje teatri kur përmendet emri iSevdai Radogoshit, atëherë me të vërtetë jeni fans i flakt i tij.

Por ai nuk ndalet me kaq. Teksa thumbon aktorët e rinj, ai bënë ndasi lokaliste. Sipas tij, të gjithë aktorët që po e kryejnë tash Fakultetin e Arteve, Dega Aktrim, janë të papërgaditur, ama studentët nga disa qytete, janë edhe më zi.

“80 për qind 90 për qind me i pyet a ke qenë ndonjëherë ne teatër para studimeve. Ani do katuneve anej Klinës, Malishevës. Kurrë s’kanë ditë çka është teatri”, ka thënë Radogoshi.

Radogoshi, si duket ka ngecur në karakterin e tij të Qumilit e të Dadës Pacë. Ai flet me një siguri prej një kritiku e aktori të çmuar, por nuk e kupton sa qesharak del tek audienca e vitit 2022. Por ai nuk ka shpresa që të këndellet. Ai jeton brenda këtyre karaktereve, përfiton në emër të tyre, pa asnjë vlerë humori përpos llafeve që përsëriten prej viteve ‘90-ta. Duket se Sevdai Radogoshi është një një rreth vizioz nga i cili nuk mund të dalë./Nacionale

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit