3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Një “rugovist” bëhet Sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit

Rekomandime

Florim Canolli është përzgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, bazuar në një konkurs publik.

- Advertisement -

Sipas aktivitetit të tij publik në rrjetet sociale, Canolli është një admirues i Ibrahim Rugovës, ish-presidentit të Kosovës.

Konkursi për përzgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës ka shkuar drejt fundit.

Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka kryer vlerësimin edhe të listës së ngushtë të kandidatëve, që ishin 1. Florim Canolli; 2. Arben Krasniqi; 3. Blerim Hasani; 4. Lulzim Beqiri dhe 5. Mentor Borovci.

- Advertisement -

Nga vlerësimi shihet se vetëm Florim Canolli, Arben Krasniqi e Lulzim Beqiri janë vlerësuar deri në fund me intervistë, raporton “Zëri”.

Florim Canolli është ai që ka mbledhur më shumë pikë në këtë konkurs, duke mbërritur kuotën prej 81.71 pikësh dhe pritet të marrë këtë pozitë.

- Advertisement -

Ai triumfoi përballë kundërkandidatëve Arben Krasniqi (79.99) dhe Lulzim Beqiri (76.98)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit