7.4 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Gjermania po e shtyn BE’në që t’i hapë rrugë heqjes së vizave për Kosovën në tetor

Rekomandime

Deri në dhjetor të këtij viti, Gjermania do të udhëheq me presidencën e Bashkimit Evropian. Përgjatë kësaj kohe, në listën e prioriteteve të Presidencës Gjermane është edhe Kosova, siç ka konfirmuar edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde.

Pritjet e kosovarëve se do të liberalizohen vizat përgjatë kësaj periudhe gjashtë mujore janë shumë të mëdha.

- Advertisement -

E sipas burimeve të medias, Gjermania tashmë ka ndezur motorët për punën e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Shteti që drejton Angela Merkel, planifikon që deri në muajin tetor të krijoj terrenin për një vendim pozitiv për Kosovën, meqë më 15-16 tetor do të jetë mbledhja e Këshillit Evropian, institucioni që merr vendimin përfundimtar e ku votojnë 27 shtetet anëtare.

Gjermania poashtu ka filluar punën dhe është duke synuar që deri në tetor të sigurojë shumicën kualifikuar në Këshillin Evropian.

- Advertisement -

Gjithashtu sipas burimeve të Gazetës Express, Presidenca Gjermane në BE i ka drejtuar edhe një kërkesë, Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varihelyi, ku i kanë kërkuar një raport të shkurtër dhe gjithashtu një qëndrim të Komisionit Evropian sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.

Liberalizimin e vizave janë duke e kërkuar me ngulm edhe institucionet e Republikës së Kosovës, meqë e konsiderojnë si të pa drejtë lënien e Kosovës si të vetmin shtet të izoluar që s’ka të drejtë të lëviz lirshëm në Zonën Schengen.

- Advertisement -

Sipas burimeve të Gaztës Express në Prishtinë, nga Kosova janë dhënë sinjale të bllokimit të procesit të dialogut në rast se s’do të ketë një vendim për liberalizim të vizave gjatë tetorit.

Por a do të ketë një vendim pozitiv për Kosovën në tetor dhe a ka filluar në të vërtetë Gjermania përpjekjet për për t’a hequr regjimin e vizave për kosovarët.

Një burim zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë i ka thënë Gazetës Express se si parim nuk japin informacione të diskutimeve konfidecniale, derisa ka treguar se Gjermania vlerëson përpjekjet e Kosovës të bëra gjatë viteve të fundit me qëllim të përmbushjes së kritereve.

Gjithashtu theksojnë se vendimi final për propozimin e Komisionit Evropian të vitit 2016 për heqjen e vizave për Kosovën e merr Këshilli Evropian.

“Në parim, ne nuk ndajmë ndonjë informacion nga përmbajtja e diskutimeve konfidenciale. Në Raportin e 18 korrikut të vitit 2018, Komisioni Evropian ka konstatuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara të vendosura në udhëzuesin e Komisionit për Liberalizimin e Vizave. Gjermania vlerëson përpjekjet e bëra nga Kosova në vitet e fundit me qëllim të plotësimit të kushteve, veçanërisht në përmirësimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Megjithatë, Propozimi i 4 majit të 2016-ës nga Komisioni për heqjen e vizave për Kosovën duhet të miratohet në Këshillin Evropian”, ka thënë ky burim zyrtar nga Ministria e Jashtme Gjermane për Gazetën Express.

Ky burim zyrtar në MPJ-në Gjermane ka ritheksuar edhe një herë faktin se Berlini zyrtar e përkrah Kosovën drejt arritjes së liberalizimit të vizave, derisa kujton edhe bisedimet në nivel ekspertësh që kishin filluar vitin e kaluar në mes të Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë që drejtohet nga Horst Seehofer.

“Në këtë kuadër, Gjermania mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt arritjes së liberalizimit të vizave. Për këtë arsye, kishin filluar edhe diskutimet në nivel ekspertësh mes përfaqësuesve të Kosovës dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, me qëllim të diskutimit të çështjeve të hapura”, ka shtuar tutje ky burim.

Se Bashkimi Evropian duhet t’i japë Kosovës atë çfarë i kishte premtuar e ka thënë ditë më parë edhe Ministri gjerman për Evropë, Michael Roth.

“Si Bashkim Evropian ne duhet të japim atë çfarë kemi premtuar dhe përfundimisht të lëvizim në rrugën drejt liberalizimit të vizave”, ka thënë Roth më 5 korrik të këtij viti në një intervistë për “Ëelt.de”.

Kosova vazhdon të mbetet i vetmi shtet i izoluar në Ballkan pa të drejtë për lëvizje në Zonën Schengen, pavarësisht se ka vite qe BE ka konstatuar se Prishtina zyrtare ka plotësuar kushtet.

Nga BE kishin thënë se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi do të ishte një zhvillim që do t’i mundësonte përfundimisht Kosovës marrjen e liberalizimit të vizave, megjithatë edhe pse kanë kaluar 2 vite nga marrëveshja për kufirin, s’ka kurrfarë vendimi për vizat.

Për këtë çështje, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në mënyrë të vazhdueshme ka kritikuar Bashkimin Evropian, derisa edhe liderët e tjerë të institucioneve tashmë kërkojnë me ngulm nga BE që të merret një vendim për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit