14.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Një shqiptar në rrjete sociale e kërcnon Grenellin me prerje koke

Rekomandime

Një shqiptar e ka kërcnuar ish-emisarin special të SHBA’së për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pasi ky i fundit ua uroi serbëve Vidovdanin në Betejën e Kosovës, ku luftuan popujt e Ballkanit Kundër Perandorisë Osmane.

Shqiptari Bekim Xhika i ka shkruar Grenellit përmes rrjeteve siciale duke i thënë se ‘nëse vjen në Shqipëri, ne do ta prejmë kokën’.

- Advertisement -

“Nëse vjen në Shqipëri ne do ta prejmë kokën, ne jemi duke të pritur ty, ne nuk harrojmë, mbaje në mend”, i kishte shkruar shqiptari, Bekim Xhika.

Këtë kërcnim e postoi vetë Grenell në rrjetin social ‘Instagram’, duke thënë se ‘ky kërcnim nuk e reflekton popullin shqiptar.

“Ky kërcnim nuk e reflekton popullin shqiptar. Ai duhet të raportohet në polici”, shkroi Grenell.

- Advertisement -

Ky kërcnim erdhi pasi dje Grenell ka uruar serbët për Vidovanin duke thënë se sot përkujtohen martirët e “shenjtë serbë” dhe Shën Princ Lazari.

“Sot ne ndërrojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, beteja kundër Otomanëve në Kosovë filloi. Sot është një ditë përkujtimi për Shën Princ Lazarin dhe martirët e shenjtë serbë”, shkroi ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by richardgrenell (@richardgrenell)

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit