-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Një ushtar i cili kishte shërbyer në Kosovë, gjendet pa shenja jete në mënyrë misterioze në Belgjikë

Rekomandime

Një trup i pajetë i gjetur të dielën në lindje të Belgjikës mund të jetë i një ushtari që dyshohet për pikëpamje të ektremit të djathtë i cili u zhduk pasi vodhi ar.mët nga një bazë ushtarake dhe kërcnoi figurat publike, thanë prokurorët, raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP, transmeton France 24.

“Sipas elementëve të parë të hetimit, është Jurgen Conings”, tha Prokuroria në një deklaratë.

- Advertisement -

“Shkaku i vdekjes ka të ngjarë, sipas gjetjeve fillestare, t’i atribuohet vetëvrsjes me ar.më zjarri”, shtohet në deklaratë, megjithëse kjo mbetet për t’u konfirmuar.

Qindra policë dhe një personel i ushtrisë që muajin e kaluar u vunë në kërkim të Conings, 46 vjeç, pasi automjeti i tij i braktisur u gjet në zonën afër kufirit hollandez me katër raketahedhës brenda.

Conings, i cili thuhet se shërbeu në Kosovë, Irak dhe Afganistan, besohej se ishte i ar.matosur dhe i rrezlkshëm pasi ai dyshohej për vjedhje ar.mësh nga një bazë ushtarake ku ai punonte si instruktor.

- Advertisement -

Zbulimi u raportua për herë të parë pasi një kryebashkiak i qytetit të dielën. Ai tha se e kishte gjetur trupin gjatë një udhëtimi me biçikletë në një pyll afër vendit ku u gjet makina e Conings muajin e kaluar.

“Gjatë turit tim me biçikletë malore këtë mëngjes, në një pjesë ku pak njerëz vijnë, unë ndjeva një erë të fortë”, tha Johan Tollenaere për VRT news.

- Advertisement -

“Unë menjëherë mendova për Jurgen Conings dhe e njoftova policinë. Ata e gjetën trupin”, tha ai.

Midis njerëzve që Conings e kishte kërcnuar është Marc Van Ranst, një virolog që është bërë shënjestër e teoricienëve të konspiracionit, skeptikëve të koronavirusit dhe ekstemit të djathtë flaman në Belgjikë gjatë krizës së pandemisë.

Më vonë u zbulua se Conings ishte në një listë vëzhgimi për pikëpamjet e tij të ekstrmit të djathtë dhe kishte qasje në ar.më.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit