1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Një virus tjetër po e rrezikon shëndetin e kosovarëve

Rekomandime

Krahas pandemisë së Koronavirusit, në pjesën e parë të këtij viti, Kosova është përballur me rrezikun e virusit të etheve hemorragjike krime kongo.

- Advertisement -

Nyje të shëndetshme në 7 ditë! Asnjë mjek ose kirurgji!
OSTELIFE PREMIUM

Në pjesë të ndryshme të vendit janë shfaqur rriqrat, të cilat janë bartëse të këtij virusi.

Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), sivjet janë regjistruar 285 raste të pickimeve nga rriqrat, të cilat kanë rrezikuar shëndetin e banorëve.

- Advertisement -

Vatrat endemike janë Malisheva, Suhareka, Rahoveci, Prizreni dhe Mamusha, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Komuna e Malishevës ka njoftuar se sot do të nis procesin disa ditorë të dezinfektimit, me qëllim të asgjësimit të rriqrave.

- Advertisement -

-Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,

-Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),

-Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,

-Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,

-Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,

-Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),

Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,

Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit