4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Një vjeshtë e tmerrshme”, ja parashikimi se çfarë e pret Ballkanin

Rekomandime

Ndryshim moti dhe parashikime jo te mira per Ballkanin. Stuhi te forta, rrebeshe, madje edhe permbytja apo rreshqitje dherash do te “shqetesojne” Ballkanin deri nga fundi i shtatorit.

- Advertisement -

Lajmin e raporton shërbimi meteorologjik “AccuWeather”, ne faqen e vet zyrtare, duke specifikuar edhe vendet qe do te jene me te prekura.

Keshtu, sipas parashikimit, stuhitë do te jene te pranishme në Itali dhe Ballkan gjatë vjeshtës, me shira të dendura, të cilët mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Situata me mot te shoqeruar me stuhi do te jete mbizoteruese ne të gjithë Italinë e do të vazhdojnë deri në vjeshtë.

- Advertisement -

Stuhi të mëdha qe goditën vende të shumta nga Italia në Rumani dhe Greqi përgjatë gjithë verës, do te vijojne te jene kecenime edhe pergjate muajit shtator.

- Advertisement -

Stuhitë do te pasojne me rrezikun e rrebesheve te forta te shiut, shoqeruar edhe me përmbytje dhe rrëshqitje të dherave.

Sipas parashikimit reshje te shumta do te kete në tetor dhe nëntor, dhe temperaturat pritet të qëndrojnë afër ose pak më të ulëta se zakonisht për këtë kohë të vitit.

Masa te ftohta ajti do te vijne nga lindja dhe veriu në fund të vjeshtës, i cili do të sjellë më shumë borë nga Hungaria dhe Rumania në Ballkan.

“Shpesh moti i paqëndrueshëm do të ketë një ndikim negativ në bujqësi dhe aktivitete në natyrë në rajon”, tha meteorologu Taylor Royce.

Me tej ne pjesen e tempraturave theksohet se temperaturat me te cilat do te nise vjeshta do te jene te pranueshme, e te bura, por me pas do te vijne rrymat e ftohta te ajrit. Nderkohe qe nëntori pritet me temperatura konsiderueshem te uleta.

PANORAMA

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit