9.8 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Suspendohet nga puna bashkëshorti polic i ish-deputetes së LVV-së që mbështeti thirrjen që “të digjen me benzinë Thaçi e Mustafa”

Rekomandime

Fisnik Millaku, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe bashkëshort i ish-deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millakut, është suspenduar nga puna, pasi mbështeti thirrjen që “të digjet me benzinë Thaçi, Mustafa dhe e gjithë LDK-ja, të udhëheqë vetëm Kurti”.

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar zyra për informim e Policisë së Kosovës, përmes një përgjigje dërguar Gazetës Sinjali.

“I apostrofuari nga ana juaj (punonjës i stafit civil në PK) pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme, është suspenduar konfrom udhëzimit administrativ te PK-së në fuqi, për procedura të mëtejme“, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Megjithatë, Policia nuk ka njoftuar se ka hapur ende ndonjë rast për mbështetjen kërcënuese të policit Fisnik Millaku.

- Advertisement -

Rrjedhimisht, Policia nuk u është përgjigjur pyetjeve të Gazetës Sinjali nëse është hapur rast ndaj policit Fisnik Millaku dhe nëse ai është marrë në pyetje për këtë çështje.

Polici Millaku e ka përkrahur thirrjen e një personi në rrjete sociale që presidenti Hashim Thaçi dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa të digjen me benzinë.

- Advertisement -

“O ska gjynah tek kta, kta duhet mi la me benzin mi rjep, e mi kryp te trash e mi kall, edhe pak osht bile, qka jan ka i bajn kti populli, nga Hasha e Is putini e deri tek ma i vogli, kta nuk rrine rahat, po duhet urgjent mu mobilizu, e mu qu ne kam i madh e vogel, me kan vetem nje njeri qe udheheq e ai eshte Albin Kurti”, kishte shkruar një komentues në postimin e Millakut.

Ky i fundit e ka përkrahur këtë thirrje duke shkruar: “Kurgja te keqe nuk tha”.

Sipas një urdhërese të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, u ndalohet të gjithë pjesëtarëve të saj të komentojnë nëpër rrjetet sociale.

Paraprakisht, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, nuk i është përgjigjur Gazetës Sinjali për këtë rast, duke e ndalur telefonin

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit