Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq iu drejtua publikut pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron. Ai ka thënë se me shumë gjasa nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai foli për seriozitetin e qasjes për zgjidhjen e problemeve në Kosovë, por edhe për frustrimin e njerëzve që jetojnë në një atmosferë ku nuk është arritur asgjë për 10 vjet.
“Macron është presidenti i Francës, vendi i dytë më i madh në Evropë, dhe unë jam presidenti i një vendi të vogël por krenar”. Ne njihemi prej kohësh, besoj se ka ende shumë për të bërë. Do të ketë më shumë detaje, por sot nuk është dita për të gjithë”, tha ai.
Siç shkruan “Nova.rs” Vuçiq praktikisht gjatë gjithë kohës ishte dukshëm nervoz derisa iu drejtua publikut.
Ai ngriti zërin në disa raste, gjë që tregon se detajet e bisedës nuk ishin tërësisht pozitive.