13.6 C
Pristina
Friday, June 9, 2023

Njëri nga organizatorët e protestës studentore të 1 tetorit 1997, zbulon detaje të pathëna

- Advertisement -

Të rekomanduara

Historiani Safet Hasani i cili ishte një ndër organizatorët e protesës së 1 tetorit të vitit 1997, ka kujtuar me nostalgji këtë ditë.

Hasani përmes një shkrimi në Facebook, me pak fjalë ka përshkruar se çfarë kishte ndodhur me 1 tetor, ditën e protestave studentore.

- Advertisement -

“Sot para njëzet e dy vitesh, pikërisht me 1 tetor 1997, si apsolvent që isha në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Univesitetit të Prishtinës, në demonstratat studentore të 1 tetorit u atakuam brutalisht nga forcat e policisë dhe sigurimit serb!”, shkruan Hasani.

Ai thotë se, ishte dita kur organizuan demostrata studentore ku morën pjesë profesorë, studentë, inetelektualë, bujq, e qytetarë të thjesht që në mënyrë masive u bashkuan dhe i përkrahën në iniciativën studentore.

“Ishte pikërisht kjo ngjarje që theu barrierën e të menduarit se “me paqe dhe fjalime do çlirohet vendi”, dhe aty u vërtetua se pa kryengritje, demostrata e më vonë edhe në luftë të armatosur nuk vije liria”, vazhdon ai.

Ai tregone dhe si i strehuan studentët e lënduar dhe të torturuar nga policia serbe.

- Advertisement -

“Përkundër burgosjeve, rrahjeve e lëndimeve që pësuam ne studentët atë ditë, unë akoma me nostalgji e kujtoj atë ngjarje dhe vendin ku u strehuam ne disa nga studentët e lënduar nga rrahjet dhe turturat nga policia serbe, ishte adrese “ish-rruga Kaqaniku nr.17” afër parkut të qytetit ku edhe mbanim ligjeratat ne studentët e Shkollës së Lartë Pedagogjike”, pohon ai.

“Në orët e pasditës të asaj dite, së bashku me shumë student tjerë u arrestuam nga pjesëtarët e policisë dhe sigutimit serb, që ishin në rroba civile”, përfundon historiani Safet Hasani.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -