1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Njeriu i Putinit në Sarajevë kërcënon Bosnjën

Rekomandime

Ambasadori i Vladimir Putinit në Sarajevë, Igor Kalabukhov pas kërcënimit që i ka bërë Bosnjes në rast të një anëtarësimi në NATO, ka deklaruar sërish se Bosnja s’duhet të hyjë në BE.

Ai ka thënë se qytetarët e Bosnjes duhet të mendojnë me kujdes nëse duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

Kalabukhov duke vazhduar propagandën kundër Unionit Evropian ka thënë se BE-ja është “institucionalisht dhe moralisht e degraduar” dhe se nuk ofron asgjë të re për anëtarët e tij dhe i privon ata nga sovraniteti, shkruan Aljazeera.

Duke vënë në pikëpyetje më parë të drejtën e Bosnje e Hercegovinës për t’u bashkuar me NATO-n duke kërcënuar përgjigjen e Moskës ndaj një skenari të tillë, Kalabukhov tani ka zgjeruar fushatën e tij propagandistike kundër BE-së, të cilën ai e akuzoi për ndjekjen e një politike neo-perandorake ndaj vendeve joanëtare.

Në një tekst për gazetën e Banja Lukës Glas Srpske, e cila është nën kontrollin e regjimit të Milorad Dodik, Kalabukhov shkroi se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për agresion kundër Ukrainës janë në fakt prova se Perëndimi ka humbur të gjitha pikat morale, kështu që Moska nuk ka askënd për të folur për situatën aktuale.

- Advertisement -

Ai i tha Ukrainës se “diktatura perëndimore” ishte krijuar “ekskluzivisht si kundër Rusisë” dhe e quajti luftën që ushtria ruse po bënte kundër vendit një “konflikt artificial” të shkaktuar nga forcimi i NATO-s dhe zgjerimi i saj i mëtejshëm drejt lindjes deri në kufirin e menjëhershëm me Rusinë e cila tani, nuk ka zgjidhje tjetër veçse të “shuajë atë vatër neonaziste”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit