26.1 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Vuçiç punët më keq se kurrë reth sanksioneve ndaj Rusisë – “Mund të hetohet edhe financiarisht”, thotë gazeta serbe

Rekomandime

Perëndimit i është harxhuar durimi nga tejzgjatja e pavendosmërisë rreth sanksioneve ndaj Rusisë nga liderë si Aleksandër Vuçiç dhe Viktor Orban, dhe shumë shpejt mund të ketë veprime konkrete e të ashpra, kanë thënë burime diplomatike për të përditshmen serbe “Danas”.

Përveç pasojave ekonomike, këto burime të “Danas” thonë se Perëndimi do të shënjestrojë sanksione ndaj liderëve të shteteve “rezistuese” sikur është Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

- Advertisement -

Rreth pasojave ekonomike që priten të aktivizohen nga perëndimi ndaj Serbisë, thuhet të jenë suspendim i investimeve, humbje të vendeve të punës, supsendim të fondeve të BE-së, suspendim nga negociatat e mëtejme për anëtarësim në BE, si dhe rikthimin e regjimit të vizave në zonën Schengen.

Rreth pasojave që mund të rëndojnë te zyrtarët qeveritarë nëse nuk marrin anën e perëndimit, burime jozyrtare afër diplomatëve në Beograd thonë se zyrtarët qeveritarë që refuzojnë t’i bashkohen frontit perëndimor rrezikojnë të sanksionohen dhe të hetohen financiarisht, deri në nivelin më të lartë, e madje edhe arrestime”, shkruan gazeta serbe.

Burimet në qarqet diplomatike thonë se Amerika ka marrë udhëheqësinë për të ‘disiplinuar’ këtë pjesë të rajonit, dhe se tani durimit do t’i vie fundi brenda muajit.

- Advertisement -

Prandaj, siç shpjegojnë ata, qeveria e Serbisë nuk do të ketë mundësinë të zvarrisë në afate të pacaktuara kohore dhe të gjejë justifikime për shtyerjen e vendimeve si më parë. Siç na është thënë, ShBA pret që qeveria të formohet pa socialistët [pa Ivica Daçiç]”, shkruan më tej gazeta serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit