1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Njësia Speciale përjashton 5 policë të saj

Rekomandime

Inspektorati Policor ka rekomanduar suspendimin e pesë zyrtarëve të Njësisë Speciale Operative, pasi dyshohet se kanë tejkaluar autorizimet duke përdour forcën në një rast.

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media nga Policia.

- Advertisement -

“Lidhur me këtë rast që IPK ka qenë duke e hetuar nga IPK, hetuesit kanë pranuar ankesë bazuar në të cilën pretendohet se ka pasur tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës kurse për rastin e njëjtë sot në media është publikuar një audio- incizim”, njofton IKP.

Komunikata e plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e pesë zyrtarëve policorë (një rreshteri dhe katër zyrtarëve policorë – që të gjithë punonjës në Njësinë Speciale Operative) me dyshimin se të njëjtit kanë tejkaluar autorizimet policore gjatë një intervenimi në një lokal në Prizren.

- Advertisement -

Lidhur me këtë rast që IPK ka qenë duke e hetuar nga IPK, hetuesit kanë pranuar ankesë bazuar në të cilën pretendohet se ka pasur tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës kurse për rastin e njëjtë sot në media është publikuar një audio- incizim.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit